Gjykata e ka shpallur fajtore kosovaren dhe i ka shqiptuar një dënim me kusht me burg prej dhjetë muajsh me një periudhë prove prej pesë vitesh, raporton Gazeta Enigma.
Qytetarja 32-vjeçare e Kosovës kishte takuar një korrier droge në verën e vitit 2015 i cili voziste rregullisht nga Amsterdami në St.Gallen, çdo herë duke sjellë një valixhe në Zvicër që përmbante midis dy dhe pesë kilogramë kokainë. E akuzuara është fajësuar se kishte qenë pjesëmarrëse në të paktën pesë nga këto udhëtime, shkruan tagblatt.ch, transmeton Gazeta Enigma.
Në seancën dëgjimore në Gjykatën e Qarkut në St.Gallen, prokurori publik ka thënë se ajo e dinte që i dashuri i saj kishte marrë një valixhe me drogë atje, transmeton albinfo.ch. Sipas vërejtjeve të tij, ajo ka bërë punën e shoferes për të dashurin, në makinën e saj. Ata kanë kaluar natën në Amsterdam, kanë marrë valixhen e përgatitur me fund të dyfishtë, kanë kaluar Gjermaninë, pasdtaj kanë përdorur tragetin nga Friedrichshafen për në Romanshorn dhe kanë arritur në St.Gallen.
Bashkëpunimi ka përfunduar kur të dy janë ndarë në fund të janarit të vitit 2016. Ndërsa akuza vazhdon të thotë, kosovarja e cila është rritur në Gjermani dhe Zvicër, është takuar në fund të korrikut 2017 me një të njohur i cili ishte gjithashtu një ndërlidhës droge midis Amsterdamit dhe St.Gallen.
E akuzuara ishte shtatzënë në atë kohë dhe kishte probleme financiare. Ajo i kishte kërkuar të njohurit që t’i jepte para hua, përcjell albinfo.ch. Si kundërshpërblim ajo do ta shoqëronte atë në Amsterdam për të marrë një valixhe me kokainë dhe për ta sjellë në Zvicër.
Të dy kanë fluturuar për në Amsterdam dhe kanë qëndruar në një hotel. Në mëngjes herët ata janë marrë nga një afrikan dhe janë dërguar në një stacion treni afër kufirit. Nga atje, të dy kanë marrë trenin përsëri për në St.Gallen me një valixhe që përmbante kokainë në fundin e dyfishtë, të rremë.
E akuzuari ka mohuar vendosmërisht të ketë ditur për dërgesat e drogës. Ajo kurrë nuk ka shikuar valixhet e dikujt tjetër. I dashuri i saj i kishte thënë asaj se do të kalonin një fundjavë të bukur në Amsterdam. Ai i kishte premtuar të shkonte në një “Coffeshop” me të sepse ajo pinte duhan marijuanë në atë kohë, transmeton albinfo.ch. Edhe i njohuri tjetër, i ri, i kishte ofruar vetëm një fundjavë relaksuese sepse ajo ishte e dëshpëruar në atë kohë për shkak të shtatzënisë dhe shqetësimeve financiare. Ajo ndihej e vetme dhe prandaj e kishte pranuar me kënaqësi ofertën.
Përkundër provave mbizotëruese, e akuzuara për fat të keq nuk ka bërë pranimin e veprës, ka thënë prokurori. Ajo tashmë ka pasur një rast penal për shërbimet ndërlidhëse, në Kantonin Vaud. Ajo madje ka lindur fëmijën në kohën sa ishte në burg.
Prokurori ka kërkuar një dënim për një vepër të kualifikuar kundër Ligjit për Narkotikët. Përveç gjykimit në Vaud në vitin 2018, ajo duhet të dënohej me dhjetë muaj burgim, dhe dëbim nga vendi për pesë vjet.
Por, avokati mbrojtës ka kërkuar pafajësi për klienten e tij. Akuzat e bëra nga prokuroria nuk përcaktohen me saktësi të mjaftueshme, sipas tij. Kur ajo ka udhëtuar për herë të parë në Amsterdam, ajo vetëm kishte dashur të kalonte një fundjavë të mirë me të dashurin e saj, përcjell albinfo.ch. Arsyeja e udhëtimit të fundit me të njohurin e ri qëndron në problemet e saj personale. Ajo shpresonte që kështu të largohej nga shqetësimet e saj.
Nëse gjykata e dënon atë megjitghatë, është e domosdoshme të përmbahet nga dëbimi i saj nga Zvicra. Akuza ka të bëjë me gjashtë vjet më parë. “Sot klientes së tij mund t`i jepet një prognozë e mirë”. Ajo tani është nënë e një fëmije të vogël, ka përfudnuar lidhjet me jetën e saj të mëparshme dhe mbështetet fuqimisht nga familja e saj.
Gjykata e Qarkut e St.Gallen-it e ka shpallur fajtore kosovaren dhe i ka shqiptuar një dënim me kusht me burg prej dhjetë muajsh me një periudhë prove prej pesë vitesh. Ajo ka hequr dorë nga dëbimi i saj, transmeton albinfo.ch. Për gjykatën ishte plotësisht e qartë se e akuzuara dinte për valixhet me drogë dhe kishte përfituar nga shërbimi prej korriereje, ka thënë kryetari i trupit gjykues. Gjithashtu, gjyqi ka marrë në konsideratë faktin se jeta e 32 vjeçares është stabilizuar gjatë gjashtë viteve të fundit. Sa i përket heqjes dorë nga dëbimi nga vendi, ajo përfiton nga fakti se është nënë e një fëmije që ka një pasaportë zvicerane./Gazeta Enigma/