Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në orën 19:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhjet lokale është 43.01 përqind.
Sipas të dhënave preliminare që janë pranuar nga më shumë se 92.49% e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 19:00 është 43.01% apo 746 mijë e 444 votues nga 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Përqindja më e madhe në komunat ku kanë dal qytetarët për të votuar mbi 60% është si në vijim:
Zveçan me 83.81%, Leposaviqi me 74.11%, Mitrovica e Veriut me 68.94%, Mamusha 66.61%, Zubin Potok 64.66%,, Novobërda 60.18%.
Ndërsa në komunat e mëdha dalja e qytetarëve për të votuar është si në vijim:
Prishtina me 46.18%, Prizreni 35.38%, Peja 36.08%, Gjilani 43.20%, Gjakova 36.75%, Mitrovica e Jugut 40.14%.
Në Kosovë të drejtë vote kanë 1 milion e 885 mijë e 448 persona në zgjedhjet lokale të dielës së këtij 17 tetori.
Ndërsa për herë të parë në këto zgjedhje do të votojnë 41 mijë persona.
Por, gjatë këtyre zgjedhjeve do të kenë të drejtën e votës 90 mijë e 586 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të po këtij viti.
Numri i Qendrave të Votimit në të gjithë territorin e Kosovës është 883, me gjithsejtë 2 mijë e 477 vendvotime.
KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin e 89 subjekteve politike (32 parti politike; 1 koalicion; 33 iniciativa qytetare; 23 kandidatë të pavarur) dhe 552 kandidatëve të tyre.