Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se kontingjenti shqiptar që sapo mori detyrën në misionin e KFOR në Kosovë, u angazhua menjëherë në stërvitjen për menaxhimin e trazirave dhe turmave të dhunshme, raporton Gazeta “Enigma”.
Në një postim në Facebook, thuhet se trupat shqiptare janë në gatishmëri.
“Trupat shqiptarë, përkrah kolegëve nga vendet aleate, janë në gatishmëri 24h për ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirisë së lëvizjes në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/