KOSTT: Nuk ka mungesë të rrymës, ka mbingarkesë

KOSTT: Nuk ka mungesë të rrymës, ka mbingarkesë

“Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, por vetëm mbingarkesë, ka thënë përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri pas takimit me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, raporton Gazeta Enigma.

Ngarkesa e madhe sipas tij ka çuar në cepin maksimal të rrjetit të energjisë elektrike, mirëpo ai thotë se KESCO-ja si përgjegjës për furnizim të mungesës, është duke importuar energjinë e munguar, dhe KOSTT-i është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e tij balancuese me Shqipërinë.

“Nuk ka mungesë të energjisë elektrike në kuptimin që prodhimi është maksimum, ne po operojmë me katër blloqe, përveç një blloku që nuk është në funksion. Po ashtu KESCO-ja si përgjegjës për furnizim të mungesës, është duke importuar energjinë e munguar, dhe KOSTT-i është duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e tij balancuese me Shqipërinë që i kemi në dispozicion. Pra nuk bëhet fjalë për mungesë të energjisë, por ngarkesë e cila ka prekur cepin maksimal të rrjetit”, tha ai.

Kujtojmë se shumë komuna po përballen me mungesë të energjisë elektrike, për çka ka ankesa vazhdimisht. /Gazeta Enigma

Related Articles