Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, në një konferencë për medie, e cila u mbajt pas takimit me koalicionin qeverisës, tha se zgjedhjet e ardhshme paralamentare do të mbahen në mandat të rregullt, pra në vitin 2024.
Sipas Kovaçevskit, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme nuk do të zgjidhte problemet e qytetarëve.
“Zgjedhjet e parakohshme nuk do t’i zgjidhin problemet e qytetarëve, por do t’i thellojnë ato, ndaj e mbyllim këtë çështje. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në mandatin e rregullt në vitin 2024”, tha Kovaçevski.
Në këtë konferencë mori pjesë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (DBI), Ali Ahmeti, por që nuk u prononcua për medie.