Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza raportohet se është takuar të dielën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Kështu ka raportuar KosovaPress, duke thënë se ky është takimi i parë mes Hamzës dhe Abdixhikut pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
PDK-ja me Hamzën si kandidat për kryeministër, ka dalë e dyta në zgjedhjet e 9 shkurtit, kurse LDK-ja e treta.
Menjëherë pas zgjedhjeve, Hamza është shprehur i hapur për takime me liderët e partive opozitare, duke treguar gatishmërinë që në rast se i vjen radha si i dyti të formojë qeverinë, mirëpo jo në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në bazë rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në zgjedhjet e 9 shkurtit me 42.30 për qind.