KQZ bën të ditur sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani

KQZ bën të ditur sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani

Periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës është në vazhdim, e cila ka nisur më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024.

Sipas të dhënave, deri më 19 nëntor, përmes platformës elektronike (http://diaspora.kqz-ks.org), janë pranuar rreth 18,670 kërkesa për regjistrim, nga të cilat 17,462 janë miratuar, ndërsa 1,205 kërkesa janë refuzuar, njofton Gazeta Enigma.

Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar, duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit.

Nga 17,462 aplikime të miratuara, 4,863 shtetas të Kosovës janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, 2,381 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-në në Kosovë dhe 10,218 janë regjistruar për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare jashtë Kosovës./GazetaEnigma/

Related Articles