KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

KQZ del me rezultatet preliminare – LVV fiton 49.79% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën për media ka bërë publike rezultatet e para preliminare, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas KQZ-së LVV ka dalë e para me 49.79% të votave, e dyta PDK me 21.18% të votave, LDK e treta me 13,77% të votave dhe AAK me 5.74%.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  5,74% apo 48,551 Vota. Lista Srpska 3,87%, apo 32,719 Vota,. NISMA 1,72%, apo 14,523 Vota.

Radoniqi bëri të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me postë, me nevoja të veçanta dhe votat me kusht. “Në vijim do të merren të gjitha rezultatet nga të gjitha vendvotimet dhe do të shfaqen në platformë”, tha ai.

Pos tjerash, Radoniqi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike. “Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.

Related Articles