KQZ: Deri më 5 shkurt afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

KQZ: Deri më 5 shkurt afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të votojnë fizikisht në vendvotim ditën e zgjedhjeve, është ende duke vazhduar.

Për t’iu mundësuar këtyre personave ushtrimin e së drejtës së votës, KQZ do të angazhojë ekipe mobile në secilën komunë të Kosovës gjatë ditës së zgjedhjeve, shkruan Gazeta Enigma.

Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

  1. Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia;
  2. Personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore; dhe

III. Personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak./GazetaEnigma/

Related Articles