Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar të pranojë aplikimet nga subjektet politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur për Gazetën “Enigma” se afati përfundon të hënën, më 16 gusht.
“Deri në këtë kohë subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën me emrat e kandidatëve garues, qoftë në zgjedhjet për Kryetarë të Komunave apo për Kuvende Komunale. Deri më tani kemi pranuar aplikimet nga 19 subjekte politike, prej tyre 2 parti politike, 7 iniciativa qytetare dhe 10 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 125 kandidatë për Kuvende Komunale dhe 11 kandidatë për Kryetar Komune, në komuna të ndryshme”, ka thënë Elezi.
Këto janë subjektet politike që kanë aplikuar për certifikim:
PARTITË POLITIKE
1. Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
2. Partia Demokratike e Unitetit ka apllikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Pejë;
INICIATIVAT QYTETARE
1. Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
2. Ne Mundemi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
3. Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog;
4. Iniciativa Qytetare për Obiliq ka aplikuar për certifikim për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Obiliq;
5. Bashkë për Shtërpcën ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal dhe Kryetar të Komunës në Shtërpcë;
6. Iniciativa Qytetare për Skënderaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal;
7. Iniciativa Erdem ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Mamushë;
KANDIDATËT E PAVARUR
1. Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
2. Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë;
3. Hajrush Stublla ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Lipjan;
4. Radoš Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
5. Bojan Saičić ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Klinë;
6. Dragan Repanović ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Istog;
7. Isa Elezaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Deçan;
8. Xhafer Bytyqi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune në Rahovec;
9. Selajdin Bytyçi ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal në Malishevë;
10. Hamdi Malaj ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Skënderaj.