KQZ funksionalizon platformën elektronike për aplikimin e subjekteve politike

KQZ funksionalizon platformën elektronike për aplikimin e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në kuadër të digjitalizimit të operacioneve të ndryshme zgjedhore, është funksionalizuar platforma elektronike për aplikimin e subjekteve politike, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje në njoftim thuhet se kjo platformë do t’iu shërbejë subjekteve politike për të paraqitur aplikimin e tyre për certifikim dhe të listës së kandidatëve për deputetë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

“Të gjitha partive politike të regjistruara aktualisht në Republikën e Kosovës dhe koalicioneve të deklaruara, KQZ, përmes Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) iu ka krijuar dhe dërguar ‘Userët’, përmes të cilëve mund të qasen në platformë dhe të ngarkojnë aplikimin për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë”.

“Gjithashtu, KQZ, përmes Zyrës do të krijojë ‘Userët’ edhe për të gjitha subjektet politike (iniciativat dhe kandidatët e pavarur) që kërkojnë të aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje. Për përdorim më të lehtë të kësaj platforme, Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) ka mbajtur disa seanca trajnimi me përfaqësues të subjekteve politike”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma/

Related Articles