KQZ i kërkon Kurtit dhe ministrave të japin dorëheqje, nëse duan të bëhen deputetë

KQZ i kërkon Kurtit dhe ministrave të japin dorëheqje, nëse duan të bëhen deputetë

Një ditë para se të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka kërkuar nga pjesëtarë të partive politike që të japin dorëheqje nëse janë në pozita, në kuadër të Qeverisë së vendit.

Kjo pasi në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë të miratuar në vitin 2022, thuhet se nëse një anëtar i Qeverisë ka fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të reja, duhet të japë dorëheqje, para datës së certifikimit të zgjedhjeve.

Në kërkesën e KQZ-së thuhet se kryetari Kreshnik Radoniqi e ka nisur këtë drejtuar partive politike, pasi më 26 mars i ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të PZAP-it lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procezit zgjedhor nga ana e KQZ-së.

“Po ashtu, janë marrë konfirmimet nga këto dy institucione se nuk ka ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor dhe që kërkon vendimmarrje. Për këtë arsye, Komisioni ka njoftuar se certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 09.02.2025, do të bëhet më 27.03.2025, në orën 16:00″, thuhet në letrën e Radoniqit.

KQZ-ja sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 16:00, ku do të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Related Articles