Deri të premten Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 3 aplikime për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kështu ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Elezi ka sqaruar se Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan; Kandidati i pavarur, Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në komunën e Kaçanikut si dhe Iniciativa Qytetare Lisa Guxo, ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Ferizaj./Gazeta Enigma/