Nga e mërkura, 18 gusht 2021, fillon aplikimi për regjistrim në listën e votuesëve për të gjithë ata persona që për arsye të ndryshme nuk mund t’i qasen kutive të votimit në ditën e zgjedhjeve, të cilat janë parapara të mbahen më 17 tetor, shkruan Gazeta Enigma.
Ndër kategoritë e apostrofuara për t’u regjistruar paraprakisht në sistemin ‘online’ të KQZ-së, janë ata me sëmundje apo aftësi të kufizuara për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia; personat në spitale; personat e moshuar në shtëpitë e caktuara, veçanërisht për të moshuarit etj.
Periudha e regjistrimit në sistem, sipas njoftimit të KQZ-së mbyllet më 2 tetor, saktësisht 15 ditë para ditës së zgjedhjeve. Gjatë asaj periudhe parashihet të kryhen të gjitha procedurat tjera të votimit, sipas kritereve të parapara nga Komisioni Qëndrorë i Zgjedhjeve, shkruan Gazeta Enigma.