KQZ-ja të hënën shqyrton vendimet për procesin zgjedhor në veri

KQZ-ja të hënën shqyrton vendimet për procesin zgjedhor në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë të hënën mbledhje, ku rend i ditës është shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shkurtimin e afateve të rregullta zgjedhore.

Ky shqyrtim ndërlidhet me votimin sa i përket largimit të kryetarëve nga funksioni në katër komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Tutje KQZ ka bërë të ditur se do të shqyrtojë edhe miratimin e planit të aktiviteteve për procesin e votimit, planin e informimit publik, kalendarin e vëzhgimit të zgjedhjeve dhe raportin e plotësuar të verifikimit të nënshkrimeve të peticionit.

Related Articles