KQZ mblidhet sot, vendoset për fletëvotimet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

KQZ mblidhet sot, vendoset për fletëvotimet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku në rendin e ditës është paraparë të shqyrtohet dhe miratohet specifikimet teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në rend të ditës bëhet e ditur se bën pjesë edhe shqyrtimi dhe miratimi i formularëve/formave zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe shqyrtimi e miratimi i përbërjes së Komisioneve Komunale.

Mbledhja do të nisë me fillim nga ora 14:00.

Related Articles