KQZ merr vendimin se kur do të rivotojë diaspora për Dragashin

KQZ merr vendimin se kur do të rivotojë diaspora për Dragashin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marr vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor 2021.



Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlamir Elezi, ka bërë të ditur se të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021, të cilët janë një mijë e 90 persona.

Kjo pasi që Gjykata Supreme ka marrë vendim që të ketë rivotim në këtë komunë, vetëm për votat e diasporës, e të cilat janë pëcaktuese se kush mund ta fitoj Dragashin PDK ose LDK.

“Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është: 1,090”, ka thënë Elezi për Gazetën Enigma.

Ndryshe, me rezultatin aktual pa përfshirjen e votave me postë, Shaban Shabani i PDK-së ka 50.21% të votave.

Kurse kundërkandidati Bexhet Xheladini nga LDK-ja, ka 49.79% të votave.

Në 14 vitet e fundit komuna e Dragashit është udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles