KQZ: Mundësi e dytë për shtetasit që aplikojnë për votim nga jashtë

KQZ: Mundësi e dytë për shtetasit që aplikojnë për votim nga jashtë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se shtetasit e Kosovës, të cilëve u refuzohet aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, kanë të drejtë të aplikojnë përsëri, shkruan Gazeta “Enigma”.

Sipas Elezit kjo mundësi u jepet në përpjekje për të siguruar një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës të regjistrimit, duke respektuar të drejtën e çdo qytetari për të votuar, pavarësisht vendbanimit të tij aktual.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka dhënë një koment për Gazetën “Enigma” në lidhje me procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës.

“Nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë”, ka theksuar ai.

“Është e rëndësishme ta theksojmë se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, nuk është përjashtues. Kjo do të thotë se nëse një shtetas i refuzohet aplikimi, ky nuk është një refuzim përfundimtar, pasi i njëjti ka të drejtë të ri-aplikojë. KQZ i informon individualisht aplikuesit e refuzuar për arsye të refuzimit të kërkesës së tyre dhe gjithashtu aplikuesit e refuzuar njoftohen se mund të ri-aplikojnë për regjistrim dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme për të përmbushur kërkesën e tyre në përputhje me udhëzimet e KQZ-së”, tha Elezi.

Tuttje Elezi ka dhënë edhe statistika në lidhje me ecurin e këtij procesi, ku ka theksuar se mbi 2 mijë aplikime janë refuzuar, duke shtuar se më shumë se 1 mijë nga ta kanë ri-aplikuar.

“Qe nga fillimi i procesit të regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, në përgjithësi janë 2,559 aplikime që janë refuzuar, por rreth 1.290 kanë ri-aplikuar, duke plotësuar dokumentet që kërkohen nga KQZ apo kanë ndjekur udhëzimet që parashihen me procedurë dhe kësisoj kanë arritur të regjistrohen në listën e votuesve jashtë Kosovës. Aktualisht, në listën e aplikimeve të refuzuara janë rreth 1,270 raste. Këta persona, por edhe rastet tjera që mund të refuzohen ditëve në vazhdim, kanë të drejtë të ri-aplikojnë dhe të arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi. /Gazeta Enigma/

Related Articles