KQZ nuk mblidhet, shtyhet miratimi i listës së qendrave të votimit

KQZ nuk mblidhet, shtyhet miratimi i listës së qendrave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk do të mbajë mbledhje gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Pas anulimit të mbledhjes të së martës, KQZ pritej që të mblidhej për të miratuar listën me qendra të votimit të cilat do të hapen për zgjedhjet e 23 prillit në veri të vendit.

Mirëpo, zëdhënësi i KQZ, Valmir Elezi, konfirmoi se nuk do të ketë mbledhje sot.

“Mbledhja e planifikuar për sot nuk do të mbahet. Jemi në përgatitje të materialeve për mbledhje, për mbajtjen e së cilës do t’iu njoftojmë me kohë”, deklaroi shkurti ai.

KQZ është duke i zhvilluar të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës të planifikuara për 23 prill.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve prej disa mbledhjes ka shtyrë shqyrtimin e rekomandimeve të Këshillave Komunal Zgjedhor për qendrat e votimit në Mitrovicë të Veriut, Zubin Potok, Leposaviç dhe Zveçan.

Si arsyetim është thënë se kërkojnë më shumë informacione nga organet e sigurisë.

Related Articles