Ndonëse deri tani janë numëruar mbi 70 % e votave, problemet me Web-faqen e KQZ-së, po vazhdojnë, raporton Gazeta Enigma.
Për këto probleme ka folur i pari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili ka theksuar se të dhënat do mblidhen në mënyrë manuale, teksa rezultatet ka thënë se do publikohen në 3 apo 4 të mëngjesit.
“Gjithçka ishte gati t’i transmetojmë rezultatet preliminare edhe në të kaluarën, aplikacioni nuk ka funksionuar, nuk po arrijmë t’i transmetojmë të dhënat përmes platformës. U kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale. Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë, nuk e di, në ora 3 apo 4 të mëngjesit”, ka thënë Radoniqi.
KQZ pritet t’i publikojë rezultatet në 4 të mëngjesit
![KQZ pritet t’i publikojë rezultatet në 4 të mëngjesit](https://gazetaenigma.com/wp-content/uploads/2025/01/KQZ-2-2.jpg)