KQZ: Publikimi nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare

KQZ: Publikimi nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare

Publikimi i formularëve të rezultateve për subjektet politike e kandidatët, të dala nga procesi zgjedhor i 9 shkurtit, nuk është rezultat përfundimtarë, thotë KQZ-ja.

Institucioni që organizon zgjedhjet thotë se kjo u bë me qëllim të rritjes së transparencës për procesin zgjedhor.

“Këta formularë janë plotësuar në Qendra Komunale të Numërimit gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e vendvotimeve”, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka sqaruar se ky publikim nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare, por janë forma të rezultateve të plotësuara nga ekipet nëpër Qendra të Numërimit.

“Rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor, shpallen nga KQZ pas përfundimit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga vendvotimet e rregullta, fletëvotimeve nga votimi me kusht, fletëvotimet nga votimi i personave me nevoja të veçanta, fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, vendosjes për ankesat eventuale nga PZAP dhe Gjykata Supreme dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në QNR”, potencoi ai.

Related Articles