Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e audituara financiare të partive politike për vitin 2023, njofton Gazeta Enigma
Sipas raportit, me të hyra prin partia më e madhe në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, me dy milionë e 750 euro të hyra. E njëjta po ashtu shpenzoi një milion e 384 mijë e 154 euro.
Ndërkohë, partia e dytë me të hyrat më të mëdha është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), gjatë vitit të kaluar ka pasur 951 mijë e 483 euro të hyra, ndërsa ka shpenzuar 717 mijë e 543 euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pasur të hyra prej 723 mijë e 169 euro, me shpenzimet që kanë shkuar në 431 mijë e 824 euro.
Partia tjetër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka pasur 280 mijë euro të hyra, me 268 mijë prej tyre që i ka shpenzuar.
Lista Serbe ka numëruar 314 mijë euro të hyra dhe 295 mijë euro shpenzime.
KQZ tha se procesi i auditimit është kryer nga auditorë të cilët “janë përzgjedhur nëpërmjet një konkursi të hapur publik nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike”. /Gazeta Enigma