KQZ shtyn afatin e regjistrimit të votimit për personat me nevoja të veçanta

KQZ shtyn afatin e regjistrimit të votimit për personat me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është shtyrë afati për regjistrimin e votuesve të personave me nevoja të veçanta.

KQZ thotë se afati është shtyrë deri sot në ora 00:00.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 24:00”, thuhet në njoftim.

Afati për regjistrimin e tyre ishte deri dje. /Gazeta Enigma

Related Articles