Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të miratohet fleta e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së ka bërë të ditur se të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë shtetit.
“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.
“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi për Gazeta Enigma.