Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë sot të ditur se nuk do të zhvillohet tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, por data për tërheqjen e shortit për renditjen e partive,
“Ju njoftoj se sot nuk është planifikuar tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Në mbldhjen e sotme të KQZ-së, është planifikuar vetëm ndryshimi i datës për tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim. Për datën e re do të vendosë KQZ në mbledhjen e sotme, e cila do të fillojë në orën 18:00.“, shkruhet në njoftim.
