Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën do të fillojë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës dhe që janë regjistruar për të votuar përmes postës, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se rreth 58 mijë votues që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi, të cilëve KQZ-ja do t’ua dërgojë në adresën e tyre pakon me fletëvotim.
“Gjatë ditës së nesërme (e diel, 14 dhjetor 2025, ora 10:45) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes operatorit ekonomik, do të nisë dërgimin e pakove me fletëvotime për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
