KQZ tregon se sa qytetarë votuan në veri deri në orën 15:00

KQZ tregon se sa qytetarë votuan në veri deri në orën 15:00

Sot në katër komunat veriore po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar.

Lidhur me procesin e zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, detaje kanë dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, në konferencën e tretë të mbajtur për media ka folur rreth pjesëmarrjes në votime të qytetarëve deri në orën 15:00.

“Në Leposaviq, kanë votuar 110 qytetarë apo 0.83 për qind, në Zubin Potok 240 apo 3.6 për qind, në komunën e Zveçanit 145 apo 2.07 për qind dhe në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 597 qytetarë apo 3.3 për qind”, tha Elezi.

Elezi tha se procesi po ecë mirë dhe pa incidente.

Related Articles