Krasniqi drejtuar Kurtit: Si hajgarexhi, kallxo o zotni qysh e ka emrin Asociacioni

Krasniqi drejtuar Kurtit: Si hajgarexhi, kallxo o zotni qysh e ka emrin Asociacioni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Kurti për mostransparencë lidhur me përmbajtjen e draftit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të propozuar nga ShBA dhe Bashkimi Evropian.

Kransiqi e kritikoi Kurtin duke,thënë se nuk po raporton siç duhet për atë që është i gatshëm të nënshkruajë.

“Si hajgaregji, a po me ngjihni mu. Kallxo zotni qysh e ka Asociacioni emrin. A shkrunë serbisht Zajdenica? Për qito të kena thirrë. Jeni dalë keni thonë është në pajtim me Kushtetutën. Po kadal more, tregona të paktën.  Ky kompromis është i madh, se është pa njohjen e ndërsjellë. Versioni yt është 2.0.”, tha Krasniqi.

Related Articles