Krasniqi e quan “aktrim” takimin e Kurtit: Situata ka ndryshuar, por Kurti jo

Krasniqi e quan “aktrim” takimin e Kurtit: Situata ka ndryshuar, por Kurti jo

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër pas përfundimit të takimit të liderëve politikë, të thirrur nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të diskutuar zhbllokimin e ngërçit institucional pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi ka deklaruar se ky takim nuk ishte gjë tjetër veçse një tentim për të simuluar konsultim, pa ndonjë vullnet real për zgjidhje.

“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm – sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë,” u shpreh Krasniqi.

Ai gjithashtu kritikoi qëndrimin e Vetëvendosjes lidhur me mënyrën e votimit të kryetarit të Kuvendit, duke thënë se LVV po refuzon votimin e fshehtë për të shmangur humbjen eventuale të kontrollit në Kuvend.

Related Articles