Krasniqi-Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje

Krasniqi-Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, e ka ftuar kryeministrin e Kosovës njëherësh kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, që t’i matin forcat në zgjedhje.

Krasniqi u shpreh i bindur se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare deri në fund të këtij viti.

“Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit njëjtë. Nuk janë më me rëndësi sondazhet. Ato janë irelevante, sondazhi i vetëm që vlen sot është kutia e votimit”, tha Krasniqi në RTV 21.

“Shpresa ime është sa më herët, unë besoj sivjet. Këtë vit unë besoj se duhet të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. A është dhjetori a është tetori, është relevante, sa më herët është më mirë. Unë besoj që s’duhet me u frikësu prej zgjedhjeve. Nëse Qeveria, nëse kryeministri Kurti beson që ka bo punë të mirë, beson që ka mbështetje, qytetari i Kosovës”, tha ai.

Related Articles