Krasniqi: Mos pyetni pse janë mbyllur strukturat paralele, por pse kanë qenë të hapura

Krasniqi: Mos pyetni pse janë mbyllur strukturat paralele, por pse kanë qenë të hapura

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se nuk do të duhej të diskutohej se pse institucionet e Serbisë janë mbyllur sot, por se si ato kanë qenë të hapura deri sot.

Krasniqi, institucionet serbe të mbyllura të mërkurën në Kosovë, i ka quajtur institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë.

“Tashmë janë mbyllur Institucionet paralele kriminale të Serbisë në Kosovë. Komunat paralele, Posta paralele, Administratat Tatimore paralele. Qytetarët e Kosovës, i kanë komunat e Kosovës, Postën e Kosovës si dhe Administratën Tatimore të Kosovës, sikurse të gjitha institucionet e tjera të bazuara në Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionet në fuqi. Diskutimi për institucionet e Serbisë në Kosovë nuk do të duhej të bëhej se pse janë mbyllur sot, por si kanë qenë të hapura deri sot”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i tij vjen pas një sërë reagimesh të ndërkombëtareve për aksionin për aksionin për mbylljen e strukturave paralele, të cilët kritikuan institucionet e Kosovës, ndër të tjera për mënyrën dhe kohën e mbylljes së tyre.

Related Articles