Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, në mbledhjen e sotme ka dhënë një mesazh përmes letrës, raporton Gazeta Enigma.
“Po pluralizmit, jo terrorizmit” – theksoi ai në mbledhjen e KQZ-së që po mbahet sot.
Mesazhi ishte drejtuar ndaj Listës Serbe.
KQZ-ja kishte refuzuar certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetor, por të dielën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur që ta urdhërojë KQZ-në ta certifikojë Listën Serbe.