Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, memli Krasniqi u deklarua para mediave pas dështimit të seancës konstituive, raporton Gazeta “Enigma”.
“Tashmë kjo situatë është për keqardhje kjo situatë nuk i ka ndodhur asnjëherë më parë Kosovës. Kanë kaluar 73 ditë prej përfundimit të zgjedhjeve, dhe ne ende nuk kemi institucione të themeluara. Ata mund ta zgjedhin kë të dëshirojnë, por nuk mund t’ua imponojnë deputetëve të opozitës emrin. Mentaliteti me zor nuk kalon, s’ka vend në demokraci”, deklaroi ai.
Tutje ai ka theksuar se “nga zgjedhjet e 9 shkurtit LVV ka vendosur ta mbaj peng Kosovën për teket e tyre për një emër të përveçëm”.
“Nuk merret vota me zor ne jemi këtu edhe me shqyrtua një kandidat tjetër ne takomi edhe sot pasdite”, ka theksuar ai.
“Qeveria e ka obligim me i sigurua 61 vota dhe nëse e sheh se ky emër nuk po kalon është turpi më i madh nëse LVV edhe të premtën vjen me emrin e njëjtë”. /Gazeta Enigma/