Krasniqi nga Haga: Ky proces gjyqësor është beteja e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtare të Kosovës

Krasniqi nga Haga: Ky proces gjyqësor është beteja e fundit për dinjitetin e luftës çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi nga Haga ka thënë se është shumë e rëndësishme për të jetë prezent në fillimin e këtij procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Krasniqi ka thënë se ky proces gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së sipas tij është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare dhe se prezenca e tij aty është një solidarizim dhe mbështetje për çlirimtarët.

“Është me rëndësi që në ditën e parë të fillimit të këtij procesi gjyqësor të jem këtu prezent, pasi e konsideroj se është beteja e fundit për dinjitetin dhe pastërtinë e historisë së lavdishme të luftës çlirimtare, është një solidarizim dhe mbështetje për çlirimtarët tanë”, ka thënë Krasniqi.

Related Articles