Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot ka takuar në Ambasadën e SHBA-ve në Prishtinë, Përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndonëse s’pati konferencë për media, Krasniqi njoftoi se me Escobar e Lajçak kanë disktuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe për rolin e PDK-së karshi këtyre zhvillimeve si udhëheqëse e opozitës në vend.
“PDK mbështetë dialogun si mekanizëm për arritjen e marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila siguron njohjen e ndërsjellë, pa cenuar sovranitetin shtetëror, intergritetin territorial dhe rendin kushtetues.”, shkruan Krasniqi. / Gazeta Enigma.