Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kutjuar masakrën e Srebrenicës, raporton Gazeta Enigma.
Krasniqi ka thënë se 26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohor.
“26 vjet më parë ndodhi një nga krimet më makabër që njeh qytetërimi bashkëkohorë – Gjenocidi i Srebrenicës. Ne sot jo vetëm qe duhet të kujtojmë viktimat e Srebrenicës, por edhe të përballemi me këdo që përpiqet të retushojë historinë dhe të mohojë krimet e shovinizmit serb”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se mohimi përbën fazën e fundit të një gjenocidi ndërsa harresa përbën një krim të ri përkundrejt viktimave. /Gazeta Enigma/