Krasniqi takohet me Lajçakun në Bruksel: Dialogu duhet të përfundojë me njohje

Krasniqi takohet me Lajçakun në Bruksel: Dialogu duhet të përfundojë me njohje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është takuar në Bruksel me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.



Krasniqi thotë se me Lajcakun është diskutuar për procesin e dialogut dhe se partia e tij mbështet dialogun i cili përfundon me njohje.

“Sot në Bruksel takova Përfaqësuesin Special të Bashkimit Europian për Dialogun, Miroslav Lajçak, me të cilin diskutuam për ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. PDK, si parti shtetformuese dhe lidere e opozitës mbështetë dialogun, i cili duhet të përfundojë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë ai.

Krasniqi po ashtu është takuar me Marko Marovec, Zëvendës Drejtorin për Europë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm.

“Në Bruksel takova edhe Zëvendës Drejtorin për Europë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm, Marko Makovec, me të cilin folëm për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të Kosovës me Bashkimin Europian në çështjet politike, përfshirë zbatimin e MSA-së dhe rekomandimet e Raportit për Vendin. Rruga e integrimeve europiane për Kosovën është synim i qytetarëve të vendit tonë, ndërsa BE duhet të jetë më proaktive në këtë proces në mënyrë që integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen europiane të ndodhë sa më parë”, shkroi ai në rrjetin social. /Gazeta Enigma/.

Related Articles