Krasniqi: Të kërkohet nga Kushtetuesja vlerësim për vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës

Krasniqi: Të kërkohet nga Kushtetuesja vlerësim për vendimin e Osmanit për shkarkimin e Dakës

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” sërish ka reaguar lidhur me shkarkimin e ish kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, raporton Gazeta “Enigma”.

Duke e kritikuar vendimin e presidentes, Vjosa Osmani, ai ka thënë se kompetencat e Presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa po mendon presidentja Osmani.



Krasniqi përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se Osmani në vedimin për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, ka marrë rolin e katër institucioneve tjera: Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit, PZAP-së dhe Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

“Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi plotë:

Kompetencat e Presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa po mendon Presidentja Osmani-Sadriu. Në vendimin për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, ajo ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera:

  1. Gjykatës Kushtetuese, duke i interpretuar vet kriteret për certifikim të kandidatëve për deputetë;
  2. Kuvendit, duke vlerësuar punën e KQZ-së;
  3. Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke konstatuar shkelje në verifikimin e votuesve jashtë vendit;
  4. Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke konstatuar shkeljen e të dhënave personale.

Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura.

Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së.

Related Articles