S’ka marrëveshje – Krasniqi thotë se ia kërkoi Kurtit “një figurë të pranueshme”

S’ka marrëveshje – Krasniqi thotë se ia kërkoi Kurtit “një figurë të pranueshme”

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar pas takimin me kryeministrin Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.

Ai tha se kryetarit të LVV-së, ia kërkoi “një figurë të pranueshme” për kryetar të Kuvendit.

“Kemi shkëmbyer idete për konstituimin e kuvendit, qëndrimin tonë e dini. Ne kemi thënë që për PDK-në është më rendësi që sa më shpejtë të konstituohet kuvendi. I thash Kurtit do të ishte mirë më mendu për kandidatura tjera, ne nuk kemi qëndrim bllokues”,  tha ai.

“Nuk besoj që ka ndryshu si situatë, por që ta dinë edhe të tjerët, Partia Demokratike e Kosovës, asnjëherë në të kaluarën e as sot nuk i heziton dialogut edhe diskutimeve me këdo”, tha tutje Krasniqi.

“Edhe z.Kurti i thashë që do të ishte mirë me mendu për kandidatë apo kandidatura të tjera.

Krytetari i PDK-së tha se “nënkryetarët as që diskutohen”, pasi “janë çështje të ndara”.

Related Articles