Krasniqi: VV-së ia votojmë vetëm ndonjë kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit

Krasniqi: VV-së ia votojmë vetëm ndonjë kandidat që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar, raporton Gazeta Enigma.

“Neve na është pamundësuar votimi prej atëherë, por për fat të mirë morën fund sot pas aktgjykimit të Kushtetueses. Ne erdhëm sot me shpresën se Lëvizja Vetëvendosje do të rezonojë arsyeshëm dhe  do të propozojë kandidat që do të votohej. Megjithatë, ata dolën me dy propozime ndryshe nga herët e kaluara kur kanë propozuar vetëm një. Nuk e di me çfarë logjike e mbylli Dehari seancën, kanë mundur t’i propozojnë edhe të tjerët sot”, tha ai.

“Megjithatë mund të themi se kemi një rikthim nga pika që nuk është dashur të largohemi asnjëherë”, ka thënë ai.

Related Articles