Këtë të shtunë ka filluar zbatimi i marrëveshjës së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, shkruan Gazeta “Enigma”.
Me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, dy shtetet kanë arritur pajtueshmëri për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.
Largimi i barrikadave dhe Njësisë Speciale ka filluar në ora 08:00.
Pas arritjes së KFOR-it në veri, janë publikuar edhe momente nga lëvizja e barrikadave nga ana e protestuesve serbë, të cilët i kanë liruar një pjesë të rrugës pjesëtarëve të KFOR-it.
Para mediava u deklarua, kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, i cili ka treguar se në përputhje me marrëveshjen e arritur në Bruksel, kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë.
“Ata filluan me lëshimin e një korsie në mënyrë që njësitë e KFOR -it të kalojnë dhe të marrin pozicionin”, ka thënë Radojevic.
Gjithashtu për vizitë në Bërnjak ishte edhe Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, ku qëndroj së bashku me protestuesit serb deri në fund.
Poashtu në orët e hershme të mëngjesit, në Jarinjë, kanë hyrë në këmbë edhe disa udhëtarë që kanë ardhur me autobus nga Serbia për në Kosovë.
Gjatë gjithë kohës, situata ishte qetë në pikën kufitare në Bërnjak.
Pjesëtarët polak të KFOR-it tashmë ishin stacionuar në këtë pikë kufitare për ta përcjellur nga afër të gjithë gjendjen.
Ata kanë thënë që Njësia duhet të largohet nga pika në Bërnjak posa njëri kah i rrugës të hapet nga serbët që kanë bllokuar rrugën. Nga KFOR-i është thënë se nga biseda me serbët lokalë, u është thënë se protestuesit do ta lirojnë njërin kah të rrugës për automjetet e Njësisë Speciale të Kosovës që të lëvizin në të njëjtën kohë.
Por, nga zyrtarët e Njësisë Speciale iu është thënë se nuk do të largohen derisa komplet rruga të lirohet, ndërsa kanë shtuar se urdhri është i tillë.
Edhe në Jarinje, KFOR-it mori kontrollin e plotë nga Policia e Kosovës.
Më pas Ekipi teknik i serbëve arriti në pikën kufitare në Bërnjak për t’i ndezur kamionët dhe t’i largojë ata nga rruga. Por për shkak të bllokimit të rrugës për 13 ditë, bateritë e kamionëve ishin dobësuar dhe për largimin nga rruga ju duhej ndihmë.
Veturat që kanë qenë të vendosura aty që nga 27 shtatori filluan të largohen.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, filloi tërheqjen nga nga pika kufitare. Por protestuesit serb nuk largoheshin dhe nuk liruan rrugën, pastaj Njësia Speciale e Kosovës u kthyen mbrapa. KFORI-i komunikonte me te dyja palët që të mund të vazhdojë zbatimin e marrëshjes.
Por Njësia Speciale e Kosovës deklaroi se nuk nuk do të largoheshin nga kjo pikë pa u larguar serbët të cilët kanë qëndruar aty nga fillimi i vendosjes së reciprocitetit.
Më pas serbët liruan një korsi të rrugës, duke vendosur të gjithë kamionët në njërën anë. Madje, disa prej tyre edhe u nisen drejt Serbisë.
Kamioni me mbishkrimin “Mirë se vini në asociacionin e komunave me shumicë serbe”, ishte i fundit që u largua.
Një grup i protestuesve serbë kanë brohoritur Serbia, kur filloj largimi i barrikadave nga rrugët që qojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Situata ishte e qetë, ndërsa KFOR dhe Njësia Speciale po vazhdonin të qëndrojnë në vendkalimet kufitare.
Pas terhqejes së Kamionit të fundit serb, edhe Njësia Speciale e Policisë së Kosovës u largua nga pjesa veriore e Kosovës pas 13 ditësh qendrimi atje.
Njësitë speciale ishin vendosur aty të hënën e 20 shtatorit, pas vendimit të qeverisë për reciprocitet me targat e automjeteve të Serbisë.
Serbët lokalë tash e dy javë kishin bllokuar rrugët me kamionë, duke pamundësuar kështu lëvizjen e automjeteve, e duke detyruar qytetarët të kalojnë në këmbë kufirin.
Vlen të theksohet se për këtë ngjarje nga Serbia kanë reaguar kryeministrja, Ana Bërnabiq, e cila ka thënë se Serbia kishte arritur “sukses të madh diplomatik” me marrëveshjen për targat me Kosovën të arritur më 30 shtator në Bruksel, si dhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, deklaroi se sot “tërheqja e Njësive Speciale të policisë po vazhdon siç është rënë dakord në Bruksel”.
Ndërsa, më 4 tetor, në orën 8:00, do të fillojë vendosja e etiketave ngjitëse, sipas dakordimeve në kornizat e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, derisa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
Një Grup Punues – i përbërë nga përfaqësuesit e BE-së, palët e Prishtinës dhe Beogradit dhe e kryesuar nga BE-së – do të krijohet, për të gjetur një zgjidhje të përhereshme për targat e automjetëve, të bazuar në praktikat dhe standardet e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor, 2021, në Bruksel. Gjashtë muaj pas mbledhjes së parë, Grupi Punues do t’i prezentojë formatit të lartë i dialogut të arriturat e tij për një zgjidhje të përhershme. /Gazeta “Enigma”/