Krejt çka u tha në Bruksel pas takimit Bislimi-Petkoviq

Krejt çka u tha në Bruksel pas takimit Bislimi-Petkoviq

Zv/kryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, të martën mori pjesë në takimin që u zhvillua për vazhdimin e dialogut në Bruksel, raporton Gazeta “Enigma”.

Pas takimit, Bislimi tregoi temat për të cilat kanë biseduar.

“Ideja ka qenë që sot të kemi tri tema të ndryshme që trajtojmë. Në pjesën e parë jemi dakorduar për principet sesi duhet të udhëhiqen takimet në trilateral tash në kohën e z. Sorensen dhe aty mendoj që kemi arritur një dakordim të përgjithshëm. Në pjesën e dytë që ka qenë pjesa qendrore e takimit të sotëm kemi diskutuar për ecjen përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike ku palët kemi treguar idetë tona se si mendojmë që mund të sigurohemi që Marrëveshja Bazike zbatohet”.

“Natyrshëm ka patur dakordim të plotë mes palëve andaj edhe neve na është dhënë kohë që në takimin e radhës të sjellim në mënyrë të shkruar idetë se si mund të sigurohemi që versioni i sekuencimit të cilin kemi përfundu me z. Lajçak duhet të bëhet i pranueshëm për palët dhe të ecim tutje. Ndërkaq tema e tretë të cilën është dashur të trajtohet ka qenë tema të tjera ku pastaj secila palë ka propozuar idetë e veta. Duke qenë se nuk jemi dakorduar për një agjendë të përbashkët atëherë takimet kanë vazhduar në formatin bilateral, ku Serbia ka diskutuar me BE-në tema që i ka pa si të rëndësishme dhe ne kemi diskutuar temat tona”, tha Bislimi.

“Për ne ka qenë tema më e rëndësishme për momentin ajo e personave të pagjetur që e ka marrë pjesën më të madhe të takimit, ku kemi treguar se çfarë ka bërë Kosova në këto muaj e çfarë nuk ka bërë pala tjetër. Tema tjetër që ka qenë shumë e rëndësishme për neve ka të bëjë me transferet financiare drejt qytetarëve në Luginën e Preshevës, ku kemi argumentuar se si ideja jonë nuk përbën kurrfarë shkelje, e në fakt garanton transparencë të plotë. Tema e tretë që ka qenë shumë e rëndësishme për neve dhe kemi diskutuar në bilateral është funksionalizimi i interkoneksionit me Serbinë i cili po e rrit koston e transmisionit për energjinë jo vetëm në Kosovë por edhe për rajonin”.

“Tema e katërt që e kemi ngrit ka qenë për takimet e grupit të zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, ku ne kemi treguar propozimet tona dhe kemi arsyetuar ngecjet e deritanishme të cilat janë bërë kryesisht me pengesat që ka bërë Serbia. Tema e fundit që kemi ngrit është ajo e fushatës sistematike të dezinformatave që është organizuar dhe po shpërndahet nga ana e Serbisë e cila ka qëllime të caktuara që të krijojë një percepsion për keqtrajtim të komunitetit serb në Kosovë”, tha më tutje ai.

Në anën tjetër, emisari Sorensen, paralajmëroi takim të nivelit të lartë, mes Kurtit dhe Vuçiqit.

Sipas Sorensenit, takimi trepalësh ishte i gjatë dhe u përqendrua në avancimin e normalizimit të marrëdhënievepërgatitjet dhe për një raund të ri të dialogut në nivel të lartë.

“Organizova një takim të gjatë me Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Diskutuam për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve të tyre në përgatitje të një takimi të nivelit të lartë të Dialogut, për obligimet e pritshme të zbatimit dhe çështjet aktuale. U dakorduam të vazhdojmë diskutimin së shpejti”, tha ai.

Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas takimeve, doli me një reagim për media.

Në një reagim për media, LDK ka theksuar se Bislimi nuk ka asnjë mandat legjitim për të përfaqësuar Republikën e Kosovës në këtë proces, duke theksuar se mandati i qeverisë së kaluar, nga e cila ai ishte emëruar si kryenegociator, ka përfunduar me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Mandati i ish-qeverisë ku z. Bislimi ka qenë i emëruar kryenegociator nga ish-kryeministri Kurti tanimë ka përfunduar me certifikimin e rezultateve zgjedhore të 9 shkurtit. Andaj, z. Bislimi është vetëm ushtrues detyre, pa legjitimitet demokratik dhe pa miratim parlamentar për të marrë vendime në procesin e dialogut.” – thuhet ndër të tjera në reagim.

Në reagim thuhet më tej negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë dhe se çdo marrëveshje në këtë moment “nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën.”

“Negociatat me Serbinë janë çështje të interesit të lartë shtetëror dhe nuk mund të zhvillohen nga një qeveri në detyrë. Çdo marrëveshje apo angazhim eventual i ndërmarrë në këtë fazë nuk do mund të prodhojnë obligime për Kosovën. Tentimi i z. Bislimi për ta futur Kosovën në obligime, pa patur mandat legjitim e demokratik, është i papranueshëm, antikushtetues dhe joligjor.

Related Articles