Kombëtarja e Kosovës mbrëm ka mposhtur Lituaninë me rezultat 2 me 1.
Kjo është fitorja e dytë radhazi në Ligën e Kombeve.
I pari që shënoi për “Dardanët” ishte Edon Zhegrova.
Zhegrova i cili në muajin shtator u përjashtua nga grumbullimi, u rikthye përsëri për ndeshjet e muajit tetor, ku ishte vendimtar në fitoren e fundit.
Përmes një postimi në rrketom social Instagram, ai u shpreh se është krenarë që përfaqëson vendin e tij.
”Bravo ekipit që fitoi! I lumtur për të shënuar një gol tjetër. Krenar që përfaqësoj vendin tim”, ka shkruar Zhegrova.
Ndërsa golin e dytë për Kosovën në këtë ndeshje e shënoi Ermal Krasniqi. /Gazeta Enigma