Në Ditën e të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe zyra e kryeministrit do të bëjnë homazhe për personat e pagjetur ende, dhe do të organizojnë tubim përkujtimor.
Duke filluar nga ora 10:00 Osmani bën nderime te memoriali për të Pagjeturit, ndërsa zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”, organizon homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës,
Në ora 12:00 e para e shtetit bën homazhe në kompleksin memorial në Meje të Gjakovës si dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor, që do ta organizojë zyra e kryeministrit në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Shoqatën “ 27 Prilli 1999 Mejë”.