Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ish-Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, kanë vizatuar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në “Ditën e Forcës”.
Ata fillimisht u ndalën tek kompania e armëve regjimenti i tretë i këmbësorisë ku edhe u shpjegua armatimi që ushtarët përdorin dhe karakteristikat e automjeteve dhe armatimeve.
Ndërkaq, në “Ditën e Forcës” tradicionalisht ushtria pret qytetarët e saj.
Ndryshe, më 14 dhjetor të 20218-ës, Kuvendi i Kosovës pati miratuar tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pra, Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


