Në Gllogjan po i jepet lamtumira e fundit dy nxënësve që u vranë në sulmin në Glogjan të premten.
Një person me automatik kishte sulmuar një autobus me nxënës në Gllogjan. Të vdekur mbetën shoferi i autobusit e dy nxënës të moshës 17-vjeçare.
“Uroj që kurrë të mos ketë këso raste kaq makabre, kur fëmijët i pret te shtëpia e kthehen në arkivole. Apeloj që të mos ndalen deri në zbardhjen e rastit. Lus të gjithë ata që kanë informacione të bashkëpunojmë me organet e shtetit. U shprehi ngushëllime për familjen Mustafaj e Hamza, e po ashtu bashkëmoshatarëve të tyre”, ka thënë kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Qeveria e Kosovës sot ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për ata që ofrojnë informata për kapjen e vrasësit.
LEXO EDHE: Vrasja e trefishtë në Deçan, 20 mijë euro shpërblim për personin që jep informacione për autorin e vrasjes
Më herët sot është varrosur shoferi i autobusëve. / Gazeta Enigma.