Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga shumë prokurorë janë duke realizuar një aksion të gjerë në gjithë vendin.
Lajmin e ka konfirmuara edhe Petrit Kryeziu, kryeprokurori i Prizrenit, i cili tha se është duke e udhëhequr aksionin në Prishtinë.
“Aksioni është i gjerë dhe përfshinë të dyshuar në të gjithë Kosovën. Target kemi më shumë se 40 persona”, tha Kryeziu.
Në disa media u raportua se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.
Pos Prizrenit, aksioni në fjalë po vazhdon edhe në regjione të tjera si: Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.
