Deputeti nga radhët e Guxo në koalicion me Vetëvendosjen, Haxhi Avdyli, ka folur në lidhje me bllokadën politike në vend.
Ai është shprehur se tendenca e bllokimit ka ardhur nga siç u shpreh ai, partitë opozitare dhe tha se tani s’është duke u bllokuar emri, por procedura.
“Nuk jemi të lumtur me këtë gjendje që është, por duhet të jemi të qartë që edhe shikuesit tanë e kanë kuptuar që tendenca e bllokimit ka ardhur nga partitë opozitare, që nga verifikimi i mandateve”.
“Opozita që në start ka bllokuar disa seanca, pastaj me bllokimin e emrit të përveçëm, por tani duhet të jemi të qartë, nuk është duke u bllokuar emri, është duke u bllokuar procedura”, është shprehur tutje ai.