Kriza në Kuvend – Osmani fton në takim liderët e partive politike

Kriza në Kuvend – Osmani fton në takim liderët e partive politike

Presidentja Vjosa Osmani u ka dërguar ftesa kryetarëve të partive, për t’u takuar dhe biseduar rreth krizës në Kuvend, pas dështimit për herë të 14-të të konstituimit të Kuvendit.

Këtë për Gazetën Enigma e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, thuhet në përgjigjen e Kupinës për “Enigmën”.

Presidentja ka propozuar që takimi të mbahet më 15 maj në orën 13:00.

Ky takim vjen pas shprehjes së gatishmërisë së Presidentes Osmani për të pritur liderët e të gjitha partive politike në një takim gjithëpërfshirës, nëse ata e konsiderojnë të nevojshëm një angazhim të tillë.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka shprehë gatishmërinë e plotë, që nga data 16 prill, që t’i presë liderët e partive politike në rast se ata e shohin të nevojshme një gjë të tillë. Deri dje nuk kemi pasur një kërkesë të tillë. Tani që disa parti kanë kërkuar që Presidentja t’i thërrasë në takim të përbashkët të liderëve, Kabineti i Presidentes do të kontaktojë së shpejti me partitë politike për të parë se cila është koha e përshtatshme për të gjithë, për një takim të tillë gjithëpërfshirës”, kështu kishte njoftuar para disa ditësh Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Osmani.

Related Articles