KRU “Gjakova” ka njoftuar qytetarët për mënyrën e Procedurave dhe Aplikimit për lidhje të reja, duke njoftuar tutje edhe me procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja juaj të jetë e rregullt.
Në të kundërtën ata kanë bërë të ditur se çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit, përbën vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” Sh.A, njofton konsumatorët për mënyrën e Procedurave dhe Aplikimit për lidhje të reja.
KRU “Gjakova” si ofrues i shërbimeve, ju njofton me procedurat për regjistrim në bazë të rregulloreve në fuqi në mënyrë që lidhja juaj të jetë e rregullt.
Në të kundërtën çdo ndërhyrje – lidhje e paautorizuar, në rrjetin e ujësjellësit, përbën vepër penale e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.